Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, përmes një statusi ka reaguar pasi QKUK-ja u bë me skaner të sofistikuar, shkruan GazetaDemos.
Ai ka thënë se këtë skaner e ka siguruar ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila sipas tij po kontribuon në sektorin e shëndësisë më shumë se sa Qeveria Kurti.
“Më shumë po kontribuon ish – presidentja Atifete Jahjaga për sektorin e shëndetësisë se krejt Qeveria Kurti. Lajm i mirë instalimi i aparturës se PET-CT-së në QKUK, falë donacionit që e sigurojë ajo. Funksionalizimi i këtij shërbimi ndihmon jashtëzakonisht shumë pacientët. Për këtë ndihmë Jahjaga meritoi trajtim më dinjitoz, jo ashtu siç ja dorëzuan mirënjohjen teksa hynte në makinë”, ka shkruar ai.
Tutje, Haxhiu i ka quajtur qeveritarët e Kosovës “mosmirënjohës, xheloz, të paaftë e të korruptuar”.
Postimi i plotë: