Kur u botua shkrimi “Letër bashibozukëve”, Rron Gjinovci, i cili identifikohet me ORCA-m, ma dërgoi videon e njëjtë, madje përmes emailit zyrtar të ORCA-s, njëjtë siç kishin bërë të gjithë që ishin ndarë të pakënaqur me prononcimet e mia publike.
la ktheva përgjigjen me një “reply”, duke shtuar buzëqeshjen nga distanca me “hahahh- haa!”.
Ndryshe nuk ia vlente, sepse ky Rron Gjinovci ka një formim tmerrësisht të varfër intelektual, një sjellje prej huligani me tru peshku, luan kapadainë me motive nga filmat e dhunshëm elektronikë dhe vizatimorë që shpërfaqin prirje të theksuara anarkike.
Është krejt e pakuptueshme si ka mundësi që një njeri me nivel të tillë të ulët intelektual e njerëzor, nivel krejtësisht të mjerueshëm, të ketë qasje në vlerësim të proceseve akademike në arsimin e lartë të vendit!
Asnjë ngjasim me arsimin ky person nuk ka: shpesh herë manifeston sjellje prej rrugaçi ordiner, që janë shumë më të ulëta në përmbajtje mendore se ato që hasen te injorantët mesatarë të Kosovës dhe të rajonit.
Profilin e tij dhe të ORCA-s e kam shpjeguar në “Letër bashibozu- këve”: çdo ditë e më shumë e kuptoj se nuk kisha bërë asnjë lëshim në vlerësim të personit të këtij njeriu të paditur deri në absurd. Për statusin e rrongjinovcave në arsimin kosovar, nuk ngelet veçse ta ngushëllojmë vetveten me një “Kosova jonë duron gjithçka!
” Enver Hasan ” Rruga për Damask”, f.19