Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ​Guvernatori s’tregon për dividentat e tërhequra nga bankat: Ato nuk paguajnë tatim në dividentë

    26/12/2022 10:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Bankat komerciale në vend me kapital të huaj që po realizojnë rritje të fitimeve të mëdha nga viti në vit, po tërheqin dividentat e tyre të larta pa paguar tatim për shtetin e Kosovës.

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti nuk ka treguar për shumat e dividentave të tërhequra më 2022 nga bankat, por që ka arsyetuar këto tërheqje.

    Guvernatori Mehmeti për KosovaPress, bëri me dije se këto banka me kapital të huaj që tërheqin dividenta, nuk paguajnë tatim për shtetin e Kosovës.

    Sipas raportit të fundit të BQK-së, për dhjetë muaj të këtij viti, bankat komerciale kanë pasur fitim të pastër 120.3 milionë euro. Norma e interesit ishte nën 6 për qind, derisa gjatë këtyre muajve ka arrit në 6.3 për qind.

    “Sektori bankar në Kosovë është storie suksesi sa i përket investimeve të huaja. Prej 12 bankave komerciale që veprojnë në Kosovë, 9 prej tyre janë me kapital të huaj. Kjo është inkurajuese edhe për neve si Bankë Qendrore dhe për shtetin e Kosovës që sa më shumë të kemi investime të huaja në Kosovë. Me sa më kujtohet mua, dividenta nuk tatohet, por në përgjithësi është inkurajues fakti që ato biznese që vijnë në Kosovë, vijnë për të ndihmuar shtetin e Kosovës, por natyrisht që e kanë parasysh edhe fitimin e tyre… Tërheqja e devidentes, është një diçka e drejtë e tyre, të cilën mund ta realizojnë jo vetëm bankat, por secili biznes që punon dhe vepron në Kosovë”, tha guvernatori Mehmeti.

    Pas një ndalese të përkohshme nga ana e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në tremujorin e fundit të 2021, bankat komerciale me kapital të huaj u lejuan të shpërndajnë dividenta te aksionarë në shtetin e tyre.

    Në bazë të raporteve vjetore të tyre, 5 nga 11 bankat komerciale në vend, shpërndanë dividentë në vlerë prej mbi 96.6 milionë euro. Ndonëse këta miliona euro prej fitimeve të realizuar në tregun e Kosovës, për shkak se shumica e aksionarëve janë të huaj, këta miliona kanë dal nga Kosova.

    Në bazë të të dhënave nga BQK, në vitin 2021, fitimi neto i 11 bankave komerciale në Kosovë ishte rreth 117.5 milionë euro. Në krahasim me vitin 2020, kjo ishte një rritje prej mbi 47 për qind, ndërsa në krahasim me vitin 2019, kjo ishte një rritje prej mbi 36 për qind.

    Artikuj të ngjashëm

    Ish-guvernatori i BQK-së propozon rritje të normës së interesit: Është alternativa e vetme për ta ulur inflacionin

    Qarkullimi i parave të falsifikuara, ish-guvernatori i BQK-së thirrje që të evitohen pagesat ‘cash’

    Monedhat false, Mehmeti u bën thirrje qytetarëve të mos paguajnë me para kesh

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.