Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se situata në Gaza ka arritur një nivel të ri të rrezikshëm.
“Sulmet e tmerrshme terroriste të Hamasit ndaj Izraelit që vranë më shumë se 1 mijë 200 njerëz dhe plagosën mijëra të u pasuan nga bombardimet intensive të Gazës që tashmë kanë vrarë 1 mijë 800 njerëz dhe kanë plagosur mijëra të tjerë”, është shprehur ai.
Guterres bëri thirrje për “qasje të menjëhershme humanitare në të gjithë Gazën, shkruan CNN.
“Edhe luftërat kanë rregulla. E drejta ndërkombëtare humanitare dhe ligji për të drejtat e njeriut duhet të respektohen”, është shprehur tutje ai.