Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Guri i LDK-së pas dorëzimit të kallëzimit penal: I bëjmë thirrje Fitore Pacollit me i kthy cent më cent

    19/11/2024 10:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë e Kosovës, lidhur me grantet të cilat i ka dhënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, për vëllaun e saj dhe së fundmi edhe dajën.

    Kryetari i këtij Forumi, pas dorëzimit të kallëzimit, është deklaruar për media duke kërkuar nga Prokuroria që ta hetojë këtë rast mbi Fitore Pacollin dhe ministrin Peci.

    “Kemi dorëzuar kallëzim penal kundër ministrit të Bujqësisë Faton Pecit dhe deputetes Fitore Pacolli, pas skandalit që është zbulu prej Egzonit të premten e kalume, që Fitore Pacolli përmes lidhjeve të saj me ministrin Faton Pecin, ia ka ndarë 100 mijë euro vëllaut të saj. E dje u zbulu që pas vëllaut i ka nda grant edhe dajës së saj’’, tha Guri.

    Sipas Gurit kjo është shumë shqetësuese dhe tregon që fondet publike po keqpërdoren në mënyrën më brutale të mundshme, e kjo ai thotë që nuk bën me u toleru në asnjë moment.
    “I kemi parë edhe reagimet e bujqëve të ndershme, e po ashtu edhe të grave të Krushës të cilat kanë bë një punë jashtëzakonisht të madhe për Kosovën, dhe janë refuzu me marr grant.
    Kjo është e papranueshme për ne, ne kërkojmë prej Prokurorisë që ky rast të hetohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas këtij rasti dikush duhet me dhanë llogari, dorëheqje. Presim nga ta që të zbardhet sa më shpejtë ky rast”, tha Guri.

    “Ky rast dëshmon që ikja e të rinjve që është tu ndodhë, është ka ndodhë sepse ka humbë shpresa. Ne nuk jemi të varfër si popull, por jemi të vjedhur”, përfundoi Guri.

    Artikuj të ngjashëm

    Raportimet për arrestimin e njeriut të VV-së në Bullgari, reagon LDK-ja

    Paris Guri zgjidhet kryetar i rinisë së LKD-së

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.