Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Gucati nga protesta: Gjykata Speciale po deformon historinë tonë

    07/08/2025 17:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Qindra qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës, nga rajoni dhe diaspora, janë mbledhur sot në qendër të Prishtinës për të protestuar kundër, siç po e quajnë ata, padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim.

    Protesta, që po mbahet në sheshin “Skënderbeu”, është organizuar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. Në këtë tubim, me theks të veçantë është përmendur përpjekja për të mbrojtur dinjitetin e luftës çlirimtare dhe për të kundërshtuar atë që po shihet si përpjekje për ta shtrembëruar historinë.

    Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në adresimin para qytetarëve, akuzoi Gjykatën Speciale për deformim të historisë së Kosovës.

    “Sot, veteranët e UÇK-së i keni bërë shumë krenarë që jeni bashkuar kundër një gjykate anti-shtetit të Kosovës. Ne e kemi ditur se do të jemi bashkë gjithmonë kur rrezikohet dinjiteti ynë. Gjykata Speciale po deformon historinë tonë”, deklaroi Gucati.

    Ai theksoi se kjo gjykatë po gjykon figurat kyçe të luftës së UÇK-së, të cilët ishin aleatë të NATO-s gjatë luftës në Kosovë.

    “E vërteta është krejt tjetër. Kjo gjykatë po i gjykon aleatët e NATO-s, Hashimin, Kadrin, Jakupin dhe Rexhepin”, tha ai.

    Duke vazhduar me kritika të ashpra ndaj Speciales, Gucati e cilësoi atë si një institucion që po i shërben interesave të Serbisë.

    “Kjo nuk është drejtësi, kjo është luftë politike. Penalizimi i luftës së UÇK-së është i padrejtë. Lufta e UÇK-së ka qenë dhe mbetet një nga luftërat më të pastra në historinë moderne. Kjo gjykatë, që nga fillimi, më shumë i ka shërbyer Serbisë. E vërteta nuk fshihet dot”, theksoi Gucati.

    Artikuj të ngjashëm

    Trump e nominon ish-prezantuesen e Fox News, Tammy Bruce, si zëvendës-ambasadore në OKB

    Po shkonte në punë, policin në Shqipëri e godet vetura në vija të bardha

    Reagon djali i Jakup Krasniqit: Babai im s’e ka votuar Specialen, propagandë e militantëve të VV-së

    Të Fundit

    Trump e nominon ish-prezantuesen e Fox News, Tammy Bruce, si zëvendës-ambasadore në OKB

    Po shkonte në punë, policin në Shqipëri e godet vetura në vija të bardha

    Reagon djali i Jakup Krasniqit: Babai im s’e ka votuar Specialen, propagandë e militantëve të VV-së

    Zyrtare: Bernard Berisha nënshkruan me Dinamo Cityn e Ilir Dajës

    Pse SHBA s’do ta arrestojë Putinin javën tjetër pavarësisht se ai përballet me një urdhërarrest?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.