Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Gucati: Do t’i çojmë 400 vetë në Hagë për të protestuar më 12 shtator, shumë të tjerë nga Shkupi e Tirana do të vijnë me avionë

    03/09/2025 14:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet që  dhjetëra qytetarë nga Kosova të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për 14 shtator, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara.

    Sipas Gucatit, më 12 shtator do të nisën 5 deri në 6 autobusë me qytetarë, të organizuar nga OVL-UÇK dhe nga vetë qytetarët.

    “Autobusët nisën më 12 shtator. Katër autobusë nisën nga Organizata e Veteranëve, ku i falënderojmë disa donatorë të cilët nuk kanë dashur të bëhen publik. Ne do t’i çojmë mbi 400 vetë, të cilët do të shkojnë dhe do të udhëtojnë për Hagë. Kemi informacione që një shumicë bukur e madhe kanë bërë rezervime me avionë nga Shkupi dhe Tirana që do të udhëtojnë drejt Amsterdamit. Është edhe një autobus tjetër nga Podujeva, që është organizuar në mënyrë vetjake nga vetë qytetarët dhe zotriu Nexhmi Muqiqi, i cili edhe ai ka paguar një autobus”, deklaroi ai në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

    Gucati falënderoi donatorët që kanë ndihmuar organizimin dhe mërgatën që po i bashkohet nismës, duke ftuar edhe shqiptarët që jetojnë në Evropë dhe SHBA t’i bashkohen protestës paqësore më 14 shtator.

    “Është një numër i madh i qytetarëve nga Kosova që do të udhëtojnë për në Hagë. Organizimi është duke na shkuar shumë mirë, ashtu siç e kemi menduar. E falënderoj mërgatën shumë, të cilët i janë bashkangjitur thirrjes sonë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Evropë dhe në Amerikë që më 14 shtator nga ora 14:00 me na u bashkëngjit në protestë paqësore”, deklaroi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Presidenti kinez demonstron fuqinë ushtarake para Vladimir Putinit dhe Kim Jong Unit

    Gjyqtari “më i mirë në botë” do ta drejtojë ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosovës

    Në tri ditët e ardhshme do të mbyllen përkohësisht rrugët kryesore të Kosovës

    Të Fundit

    Presidenti kinez demonstron fuqinë ushtarake para Vladimir Putinit dhe Kim Jong Unit

    Gucati: Do t’i çojmë 400 vetë në Hagë për të protestuar më 12 shtator, shumë të tjerë nga Shkupi e Tirana do të vijnë me avionë

    Gjyqtari “më i mirë në botë” do ta drejtojë ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosovës

    Në tri ditët e ardhshme do të mbyllen përkohësisht rrugët kryesore të Kosovës

    Dafina Zeqiri poston pamje: Kështu po duket trupi i saj pas lindjes

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.