Lajme
Gubetini: 5 vite padrejtësi, të gjithë bashkë për drejtësi dhe lirinë e UÇK-së

Kryetari i nëndegës së PDK-së në Gjermani, Shqiptar Gubetini ka thënë se 5 vite padrejtësi u bë mjaft, për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Gubetini ka shpërndarë njoftimin e protestës që do të mbahet më 14 shtator në Hagë, në përkrahje të katërshës së madhe të UÇK-së.
“Të gjithë bashkë për drejtësi dhe lirinë e UÇK-së”, shkruan Gubetini.
Kjo protestë po organizohet nga mërgata shqiptare dhe mbështetet nga kategoritë e dala nga lufta.
Degët e PDK-së në Gjermani dhe Zvicër, kanë njoftuar se do të organizohet transport falas në mënyre të organizuar për këtë protestë.
Kjo protestë po mbahet disa javë pas protestës së organizuar në Prishtinë, nga OVL-UÇK.