Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Guardiola lavdëron Arsenalin: Bravo, për mua janë fitues

    22/05/2023 12:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka lavdëruar skuadrën e Arsenalit për faktin se ata i bën presion të madh deri në javët e fundit para shpalljes kampion të Anglisë.

    Megjithatë, Pep pranoi se skuadra e tij duhet të fitojë edhe Ligën e Kampionëve për t’u konsideruar si një skuadër e madhe.

    City u konfirmua si kampion i Anglisë për herë të pestë në gjashtë vjet dhe një sezon të tretë radhazi pasi Arsenali humbi ndaj Nottingham Forest të shtunën.

    “Ka një tendencë për të nënvlerësuar, por ata janë fitues. Ne e mposhtëm Arsenalin, por ata janë të jashtëzakonshëm. Ata duhet të jenë krenarë për atë që kanë bërë. Për mua ata janë fitues”, tha Guardiola.

    Ai më tutje e vlerësoi skuadrën e Artetës edhe për mosdorëzim deri në fund të kampionatit në luftën për titull.

    “Më bënë të mendoj shumë se çfarë duhej të bëja për t’i mposhtur dhe na e bënë punën shumë të vështirë. Pamëshirshmëria dhe mosdorëzimi dhe ndjenja se duhej të fitonim ndryshe nuk do të ishte e mundur, na ndihmoi shumë. Arteta është treguar i jashtëzakonshëm. Ai i ka kthyer ata në atë që Arsenali ishte në të kaluarën. Ngjashëm me Liverpoolin në sezonet e mëparshme, ata na çuan në kufijtë tanë”, tha në fund trajneri.

    Artikuj të ngjashëm

    Man City – Wydad, formacionet zyrtare

    “Kalova ditë të tëra pa ushqim…”- Antony mes lotëve flet për kohën e tij tek Man Utd

    Man City fiton me shumë mund përballë Wolves

    Të Fundit

    Polici Argjend Kastrati dënohet me 4 vite burg për aksidentin që i mori jetën Zana Gjevukajt

    Pas seancës, deputetët e PDK-së po qëndrojnë në sallën e Kuvendit

    “Kemi ndryshuar qëndrim”, Çka ndodhi në foltore kur doli Time Kadrijaj? Dehari: “Ndalja mikrofonin” – “E kemi një emër për propozim”

    Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotimin e deputetëve opozitarë

    Dështon seanca e 40-të e Kuvendit, vazhdon bllokada institucionale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.