Deputeti i PDK-së, Perparim Gruda, ka reaguar ndaj kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, duke theksuar se ky i fundit pranoi një të vërtetë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, që në seancën konstituive nuk lejohen mocione procedurale.
Gruda shtoi se, megjithatë, Dehari nuk kishte guxim ta lexonte aktgjykimin deri në fund, duke injoruar paragrafin 187 që thekson se konstituimi i Kuvendit duhet të udhëhiqet në përputhje me praktikat e deritanishme, ku votimi i hapur ka qenë gjithmonë rregull.
Sipas Grudës, propozimi për Komisionin e votimit të fshehtë është një shkelje e drejtpërdrejtë e aktgjykimit kushtetues.