Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gruda: Nuk ka bazë për votim të fshehtë, praktika e sotme parlamentare është votimi i hapur

    30/06/2025 21:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ua rikujtoi edhe një herë bazat kushtetuese kolegëve të tij parlamentarë nga radhët e VV-së, duke iu referuar aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Me tone të qarta e pa ekuivok, Gruda shpjegoi se rendi i ditës i seancës konstituive është i përcaktuar një herë e mirë në Rregulloren e Punës.

    Gruda u ndal te paragrafin 155 i aktgjykimit, ku sipas tij, Gjykata ka sqaruar se rendi i ditës i seancës konstituive është i përcaktuar qartë në nenin 8 të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe nuk mund t’i hiqet asnjë pikë apo presje pa një mocion procedural.

    “Dje, ministri i Financave tregonte një rend dite për votimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese me votë të fshehtë, duke e krahasuar me rendin e ditës të seancës konstituive. Por ajo ishte seancë plenare, ku rendi i ditës mund të ndryshohet. Në seancën konstituive, kjo nuk është e mundur pa mocion procedural,” deklaroi Gruda në “Pressing”.

    Ai theksoi se në paragrafin 178, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar qartë se neni 57 i Rregullores – i cili rregullon mocionet procedurale – nuk është i zbatueshëm për seancën konstituive.

    “Çdo kërkesë për ndryshim të rendit të ditës duhet të mbështetet në ndonjë nen. Por kur je në seancë konstituive, nuk ka nen që ta mundëson këtë. Gjykata e ka bërë të qartë: rendi i ditës është i shkruar dhe vetëm duhet të lexohet,” tha ai.

    Gruda shtoi se Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar gjithashtu se Kuvendi duhet të funksionojë në përputhje me Kushtetutën, Rregulloren e punës dhe praktikën e deritanishme parlamentare, ku votimi i hapur është norma.

    “Praktika parlamentare e derisotme është votimi i hapur. Kjo përbën edhe përfundimin e Gjykatës: nuk ka bazë për votim të fshehtë në këtë rast,” përmbylli Gruda.

    Shpjegimi i Grudës:
    Gjykata Kushtetuese, në paragrafin 155 të aktgjykimit të saj, ka thënë qartë që rendi i ditës i seancës konstituive është i përcaktuar qartë në Rregulloren e Punës së Kuvendit në nenin 8. Për me ndodh ndryshimi i rendit të ditës, duhet të ndodh ajo që ne e quajmë mocion. Në këtë rast, duhet të ndodhë një mocion procedural. Dje, ministri i Financave e kish marrë në dorë një rend dite që kanë zgjedh gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese me votë të fshehtë, thojke: ‘Shiko ku e kemi zgjedh’. Ai rend dite është i seancave plenare, ai mund të bëhet qysh t’duash. Ky është i vetmi rend dite të cilit ti s’mund t’ia heqësh asnjë pikë, asnjë presje, sepse është i shkruar në rregullore. Për ta hequr qoftë edhe një presje, duhet me ndodh një mocion procedural. Ai mocion procedural, ka thënë Gjykata në paragrafin 178, është i përcaktuar në Rregulloren e Punës së Kuvendit në nenin 57. Por Gjykata ka thënë: neni 57 që flet për mocionet procedurale, nuk është i zbatueshëm për seancën konstituive. Na jemi në seancë konstituive. Pra, çdo veprim që e bën në Kuvend, kur të thotë Avni Dehari “hajde votojmë me votë të fshehur”, duhet të thotë: “Të nderuar kolegë, bazuar në nenin kaq…” Në cilin nen? Nëse thotë 57, Gjykata thotë se nuk të duhet ky nen, se ai është për seancat plenare. Këtu e ke rendin e ditës të shkruar, zotëri, dhe vetëm e lexon. Edhe thotë: pavarësisht që mbahet një takim para se të konstituohet Kuvendi, thotë ai është formal, sepse rendi i ditës është i shkruar në rregullore. Përfundimi i Gjykatës ka qenë ky: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjidhet sipas Kushtetutës, Rregullores dhe praktikës së derisotme parlamentare. Shprehimisht. Praktika e sotme parlamentare është votimi i hapur. Pra, është shumë e qartë.

    Artikuj të ngjashëm

    Lladrovci i sigurt se në zgjedhjet lokale do t’i fitojë mbi 70% të votave sa partia në zgjedhjet e fundit nacionale

    Arian Tahiri merr zyrtarisht besimin e Kryesisë së degës në Mitrovicë për kandidaturen për kryetar

    Çitaku: Të mbrojmë Republikën, të refuzojmë autoritarizmin dhe tiraninë

    Të Fundit

    Lladrovci: A e din çka do të thotë 9 vjet me punu me duar të pastra

    Gruda: Nuk ka bazë për votim të fshehtë, praktika e sotme parlamentare është votimi i hapur

    Festë e veçantë në familjen e Shyhrete Behlulit

    Lladrovci i sigurt se në zgjedhjet lokale do t’i fitojë mbi 70% të votave sa partia në zgjedhjet e fundit nacionale

    Kajtazi: Kurtit duhet me ia ndalu hyrjen në zyre të qeverisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.