Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda, ka thënë se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë presion mbi prokurorinë në rastin e aktakuzës ndaj saj, shkruan GazetaDemos.
Ai thotë se thirrje të tilla mund të dëgjohen vetëm në vende me regjime totalitare, e asesi në një vend me aspirata për integrim evropian.
Gruda e vlerëson fjalën e Haxhiut si ndërhyrje në drejtësi dhe presion mbi organin e akuzës.
Ndryshe, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë seancës gjyqësore së sotme iu është drejtuar prokurorit të rastit duke i thënë “Dorëzohu, s’është vonë”, njofton Demos.
Postimi i plotë:
Ministrja që premton reforma, shfaqet në sallën e gjykatës si e akuazuar dhe bënë presion mbi prokurorinë!
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i paska bërë thirrje sot prokurorit të çështjes që të tërhiqet nga aktakuza kundër saj për hudhjen të gazit lotsjellës në Kuvend. Kjo thirrje mund të ndëgjohet vetëm në vende me regjime totalitare, e asesi në një vend me aspirata për integrim evropian.
Zonja Haxhiu nuk duhet të harroj se përveç e akuzuar në këtë rast, ajo është dhe Ministre e Drejtësisë. Një koment i tillë është qartazi ndehyrje drejtësi dhe presion mbi organin e akuzës.
Nga pikëpamja profesionale, këtë gjë është absurd ta bëjë edhe një person laik në drejtësi e lëre më një Ministre e Drejtësisë!