Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 06:30, një grua ka kërkuar ndihmë nga policia pasi që është ndier e frikësuar nga bashkëshorti i saj i cili i ka shkuar në vendin e punës dhe i ka kufizuar lëvizjen.
Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci tha se “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë e ankueses, ndërkaq ka neutralizuar veprimet e të dyshuarit”.
Ai shtoi se aktualisht policia po trajton rrethanat e raportuara që ndërlidhen me rastin, përderisa të dyshuarin e ka shoqëruar në stacioni policor si pjesë e vijimësisë hetimore.
Muhamet Reqani, komandant i batalionit të zjarrfikësve, ka konfirmuar për Insajderi se i dyshuari ka kërcënuar se do të hidhej nga kati i 6-të i Klinikës Interne.
Reqani shtoi se operacioni i tyre ka rezultuar i suksesshëm dhe dy të personat janë marrë nga policia.
“Sot, në orën 7:40, na kanë njoftuar për një rast, ku një person ka tentuar të hidhet prej Klinikës së Interneve, kati i 6. Na ka njoftuar policia dhe jemi nisur për asistencë. I kemi ofruar kapacitetet tona, ndihmuam për hapjen e dritareve me ato shkallët e zjarrfikësve, e hapëm derën në anën tjetër, dhe pjesa tjetër ka qenë punë e policisë. Dy persona janë marrë nga policia”, tha ai