Anton Nimani nga Banja e Pejës, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për rritjen e shtatë fëmijëve të tij, shkruan GazetaDemos.
Përmes një adresimi me video në TikTok, ai ka bërë të ditur se gruaja i kishte vdekur para disa vitesh si pasojë e koronavirusit derisa ishte shtatzënë, ku foshnja shpëtoi ndërsa ajo jo.
Përveç foshnjës së posa lindur, 36-vjeçarja ka lënë pas edhe gjashtë fëmijë të tjerë, të cilët Nimani po i rritë në një shtëpi me qera, ndërkaq për vajzën më të vogël kujdeset një familje tjetër.
“Ju uroj këtë ditë të shenjtë të Ramazanit, faleminderit për respektin që e keni bo shumë herë. Këta fëmijë dojnë mën honger çdo ditë, ju kisha lutë me emër të Zotit të madh nëse mundeni me më ndihmu, faleminderit shumë”, është shprehur mes tjerash ai.
@antonnimani0 ♬ Originalton – anton nimani
Më poshtë gjeni edhe numrin kontaktues përmes të cilit mund ta ndihmoni Anton Nimanin dhe fëmijët e tij:
+38345989940