Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gruaja e Liburn Aliut rehatohet në punë të shtetit

    01/08/2024 21:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Bashkëshortja e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, Lumnije Aliu është punësuar në punë të shtetit

    Aliu, gjoja ka dalë kandidatja më e suksesshme, në konkursin për pozitën e Ekspertit për Transparencë dhe Qasje në Dokumente Publike në Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP).

    Njoftimi se gruaja e Ministrit Aliu është përzgjedhur për këtë pozitë është bërë me 8 korrik 2024 nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e AIP-it.

    “Kandidati fitues në bazë të vlerësimit profesional nga Komisioni i Përzgjedhjes në konkursin me numër RN00014237 për pozitën Ekspert për Transparencë dhe Qasje në Dokumente Publike në kuadër të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, është: Kandidati Lumnije Aliu. Pikët totale: 82.00 pikë“, thuhet në dokument.

    Bazuar në disa deklarime të më hershme të pasurisë së Liburn Aliut, para se ai të kishte postin ministror, gruaja e tij deklaronte se ishte e punësuar në kompani private që lidheshin me lëminë e inxhinierisë dhe projektimeve. Për këtë, Gazeta Online Reporteri.net është interesuar të enjten në AIP rreth përgatitjes profesionale të Lumnije Aliut, sikurse edhe nëse ka pasur ndikime politike rreth përzgjedhjes së saj në këtë pozitë, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi pranuar përgjigje.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për vizitën në Nepal: U mundësua shkëmbimi i përvojave për auditim social

    Krasniqi për sulmin ndaj Komunës së Zveçanit: Sulmin kriminal e qyqar

    Aliu: Punimet infrastrukturore po vazhdojnë

    Të Fundit

    “Ki me kthy Serbinë në Kosovë”, Zafir Berisha i këndon rahmet për së gjalli Kadri Veselit – e akuzon Kurtin për argat të Serbisë

    Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

    Policia apelon për kujdes në trafik ku lëvizin makineritë bujqësore

    Anita Haradinaj: Vetëm Ramushi më duron, kam ditë me zgjedh

    Korrje-shirjet: Kurti dhe Peci i “hypin kombajës” në Suharekë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.