Gruaja afgane: U martuam 4 muaj më parë, nuk dua ta humbas burrin

Zara është afgane dhe jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo është martuar katër muaj më parë dhe burri i saj është akoma në Afganistan. Ajo kishte përgatitur dokumente për vizën e tij britanike para rënies së shpejtë të vendit në duart e talebanëve.

Zara është shumë e shqetësuar për të, por thotë se Home Office i ka thënë se nuk mund të ndihmojnë sepse ajo nuk është një qytetare britanike – ajo ka leje të pacaktuar për të qëndruar.

“Ne nuk e dinim që talebanët do të merrnin përsipër kaq shpejt,” shpjegoi ajo.

Burri i saj është fshehur sepse postonte komente anti-talebane në mediat sociale, shkruan BBC.

“Ai ishte shumë i zhurmshëm në mediat sociale, ai ndante kritika ndaj talebanëve. Ai tallet me talibanët sepse është kundër asaj në të cilën ata besojnë, unë nuk dua ta humbas atë. Ai është i fshehur. Ai nuk ka qenë jashtë që nga e diela. Sa kohë mund të fshihet atje?”, shtoi ajo.

Reklama