Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Gripi i shpendëve po përhapet në rajon, sa është e rrezikuar Kosova?

    05/11/2024 07:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Më 2 nëntor një vatër me gripin e shpendëve (H5N1) është konfirmuar në fshatin Mëzez, në Tiranë. Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministria e Bujqësisë përmes një njoftimi zyrtar, ku bëhet me dije se vatra është karantinuar me qëllim izolimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit. Raste të gripit të shpendëve u raportuan ditë më parë edhe në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut mbyllën kopshtin zoologjik të Shkupit, pas një incidenti me një patë të ngordhur në një pellg të kopshtit zoologjik, e cila pas kontrollit laboratorik nga Shkolla Veterinare e Universitetit të Shkupit u konstatua se kishte ngordhur nga gripi i shpendëve.

    Por, a është e rrezikuar Kosova nga gripi i shpendëve, foli Lamir Thaçi zyrtar për Informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

    Ai tha se AUV ka ngritur menjëherë masat e kontrollit kufitar. Ani pse deri më tani në Kosovë nuk është evidentuar asnjë rast i kësaj sëmundjeje.

    “Trupat inspektuese veterinare kufitare janë urdhëruar të kryejnë kontrolle të detajuara të ngarkesave me produkte ushqimore me origjinë shtazore, kafshë apo shpezë të gjalla, duke zbatuar në përpikëri procedurat e kontrollit për të parandaluar përhapjen e mundshme të sëmundjes në vendin tonë përmes kalimit të rregullt kufitar”, tha Thaçi për rtv21.tv.

    Megjithatë, sipas AUV-së, vendi ynë nuk është i rrezikuar në nivelin për të vendosur masa kufizuese për importin. Thaçi tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë vendosur masa të brendshme, që nënkupton se këto zona janë në karantinë dhe kanë pezulluar lëshimin e certifikatave për këto zona, për të penguar përhapjen brenda territorit të tyre, gjë që rrit sigurinë edhe për vendin tonë.

    Thaçi tutje theksoi se Kosova nuk ka import të shpezëve të gjalla nga këto dy vende.

    “Aktualisht, rreziku i përhapjes së gripit H5N1 përmes importit të ngarkesave mbetet i ulët. Ne jemi në gjendje gatishmërie dhe do të ndryshojmë masat varësisht nga situata”, tha Thaçi për rtv21.tv.

    Masat mbrojtëse që ndërmerren në rast se identifikohet prania e gripit të shpendëve

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë(AUV) për rtv21.tv ka thënë se fermerët që mbajnë shpezë duhet menjëherë të aktivizojnë masat e biosigurisë në fermat e tyre për parandalimin e përhapjes së gripit të shpezëve, Avian Influenca.

    “Përmes shoqatës, të gjithë fermerët komercialë të pulave janë njoftuar për masat mbrojtëse të biosigurisë, për të mbrojtur shpezët e tyre. Masat e vetëmbrojtjes në fermë, ose aktivizimi i sistemit të vetëkontrollit, janë mënyrat më efektive për përballimin e kësaj sëmundjeje. Sektori i pulave në Kosovë është ndër sektorët më të zhvilluar të bujqësisë, dhe fermerët kanë kapacitete teknike dhe njohuri për të ndërmarrë veprime efektive për parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Gripi i shpendëve bartet nga shpendët shtegtarë, gjë që e bën të pamundur ndalimin e plotë të tij nga hyrja në një vend. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se do të prekë të gjitha shpendët shtëpiake. Kontrollet efektive për pengimin e kontaktit të shpendëve shtegtarë me fermat ose kotecët e pulave do të parandalonin përhapjen. Respektimi i masave strikte të biosigurisë ndihmon në parandalimin e përhapjes në ferma të tjera. Ne po veprojmë me të gjitha kapacitetet për të parandaluar përhapjen e sëmundjes dhe për të mbrojtur ekonominë e pularive në vend. Për disa lloje të virusit të shpendëve ende nuk ka vaksinë që parandalon infektimin”, tregoi Thaçi.

    A mund të infektohen njerëzit nga gripi i shpendëve

    AUV tha për rtv21.tv se sëmundja e Laringotraheitit është një sëmundje virale e shpezëve që nuk rrezikon shëndetin e njerëzve dhe nuk është zoonotike.

    “Për këtë sëmundje, fermerët kryejnë vaksinim të rregullt si masë parandaluese. Deri tani në Kosovë nuk është evidentuar asnjë rast i kësaj sëmundjeje te shpezët. Gripi i Shpendëve, tipi H5N8, i cili ka qenë më parë prezent në Kosovë, mund të prekë njerëzit, por me patogjenitet të ulët dhe zakonisht kalon me simptoma të lehta të gripit të zakonshëm. Në anën tjetër, Laringotraheitisi i shpezëve nuk i prek njerëzit, vetëm shpezët”, sqaroi Thaçi.

    Artikuj të ngjashëm

    OBSH: Gripi i shpendëve mund të infektojë bagëtitë në vende të tjera

    Po vjen gripi i shpendëve, Mjeku: Kërkohet monitorim i veçantë, mund të shkaktojë dëme ekonomike

    Të Fundit

    Moti për sot dhe ditët tjera

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.