Shneta

Gripi i shpendëve, ekspertët: Mund të sjellë një pandemi më të keqe se koronavirusi

Pesë vjet pas pandemisë së koronavirusit që tronditi planetin, një alarm i ri ka dalë nga Instituti Pasteur në lidhje me virusin e gripit të shpendëve, siç raportohet nga Reuters.

Ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e një pandemie të mundshme nëse virusi pëson mutacion dhe fiton aftësinë për t’u transmetuar nga një person te tjetri.

Gripi i shpendëve vazhdon të përhapet midis shpendëve të egër, shpendëve dhe gjitarëve, duke shkaktuar tashmë humbje të konsiderueshme në tufa dhe duke prishur zinxhirin e furnizimit me ushqim.

Edhe pse infeksionet njerëzore mbeten të rralla, Instituti Pasteur thekson se mutacioni i virusit për t’u transmetuar në mënyrë efektive midis njerëzve mund të çojë në një pandemi edhe më serioze se ajo e koronavirusit.

Drejtoresha mjekësore e qendrës së infeksioneve të frymëmarrjes të Institutit, Marie-Anne Rame Velti, thekson mundësinë që virusi të përshtatet te gjitarët dhe veçanërisht te njerëzit, duke e bërë atë të aftë për transmetim nga njeriu te njeriu. Ndryshe nga COVID-19, i cili prek kryesisht grupet e ‘dobëta’, viruset e gripit mund të infektojnë edhe njerëz të shëndetshëm, përfshirë fëmijët, duke rritur rrezikun e vdekshmërisë.

Në të kaluarën, janë regjistruar qindra raste të njerëzve të infektuar me lloje të gripit të shpendëve, të tilla si H5N1 dhe më së fundmi H5N5 në SHBA.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që nga viti 2003, ka pasur gati 1,000 shpërthime të infeksionit tek njerëzit, me një shkallë të lartë vdekshmërie, kryesisht në vende si Egjipti, Indonezia dhe Vietnami.

Pavarësisht rrezikut, ekspertët vlerësojnë se probabiliteti i një pandemie nga gripi i shpendëve mbetet i ulët. Gregorio Torres nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve bën thirrje për vigjilencë dhe përgatitje të hershme, ndërsa siguron se jeta e përditshme nuk kërkon kufizime të menjëhershme.

Rame Velti thekson se përvoja e pandemisë COVID-19 ka përmirësuar ndjeshëm përgatitjen e komunitetit shkencor. Tashmë ekzistojnë masa themelore parandaluese, kandidatë për vaksina dhe stoqe të barnave antivirale që mund të përdoren menjëherë në rast nevoje.

/Top Channel/

Artikuj të ngjashëm

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button