Mario Dedivanovic cilësohet si një nga grimerët më të suksesshëm shqiptarë në botë.
Artisti i njohur në vitin 2019 mori vëmendje gjatë një eventi, teksa u shpërblye me çmimin “American Influencer Awards”.
Në fjalimin që mbajti, Mario tregoi se është homoseksual dhe u bëri thirrje të gjithëve që t’i pranojnë njerëzit ashtu siç janë.
Së fundmi raportohet se Dedivanovic është në një lidhje dashurie me balerinin dhe aktorin shqiptar, Kris Dalipi.
Sido që të jetë, një gjë e tillë nuk është konfirmuar akoma nga protagonistët në fjalë.