Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Greva e punëtorëve teknikë, Spitali i Gjakovës mbushet me mbeturina

    17/04/2023 15:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot është dita e 18-të grevës e punëtorëve teknikë në spitalin e përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda”.

    Këta punëtorë po kërkojnë rritje të pagës nga 278 euro në 450 euro.

    Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se qysh në ditët e para të grevës i është premtuar zgjidhje nga spitali i përgjithshëm i Gjakovës.

    “Kanë hy në ditën e 18-të të grevës për shkak të pagave të ulëta, drejtori i administratës ka tha që ka mu zgjidh brenda tre ditëve. Por, aq sa ka mundur të kuptojë ka një mosmarrëveshje mes kompanisë fituese të tenderit dhe spitalit. Mjete ka, rrugë ligjore ka. Nga drejtori i Spitalit kemi bisedu qysh në ditët e para dhe ka premtuar që ka mu zgjidh qysh në ditët e para. Pa rritje të pagave nuk do kryjnë punën e tyre por vetëm disa gjera elementare“, tha Azemi.

    Azemi për Insajderin theksoi se pa rritje nuk do të kryhen punët nga 50 punëtorë që përkujdesen për pastërtinë.

    “Kemi kërkuar rritje në 450 euro sepse është një punë mjaft e ndejshme. Punëtorët teknik janë ndoshta mjek i dytë në spital, pasi aq përgjegjësi në vendet ku operohet pacienti mjeki aq ka edhe punëtori për mirëmbajtje të sallave“, përfundoi Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Paralajmëron ish-këshilltari i Thaçit: Besoj që krerët e UÇK-së kanë me u liru këtë vit

    Ky është 25 vjeçari që luan CSgo me një dorë: Nuk i kam dy duart, por nuk nalna

    Komandant Shkupi përlotet në studio: Dëshmorin e parë e lëshoi shpirtin nga gëzimi që veshi uniformën e UÇK-së

    Të Fundit

    Shefi i Këshillit Evropian takohet me liderët e rajonit, në Prishtinë vetëm me Presidenten Osmani

    Egzon Pacolli i LDK’së akuzon ministrin Elbert Krasniqi për shpërdorim: 750 litra naftë për një muaj – këta edhe në naftë vjedhin

    Veliaj nga paraburgimi bën thirrje për mbështetje të Edi Ramës

    KFOR-i zhvillon trajnim për kontrollin e turmave dhe trazirave në Kosovë

    Tragjedia te Rruga B, Prokuroria nis hetim për rrethanat e vdekjes së dizejnatorit kosovar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.