Nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës njoftojnë se kryetarja aktuale, Gresa Caka – Nimani, është rizgjedhur për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese.
Bëhet e ditur se kjo u bë në seancën administrative të mbajtur më 5 qershor 2024, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë rizgjedhur kryetaren aktuale në krye të këtij institucioni.