Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Gratë veç, e burrat veç”, dasma madhështore që Shefqet Krasniqi po organizon për djalin

    03/05/2022 20:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një nga djemtë e hoxhë Shefqet Krasniqit, Jaseri, do të martohet këtë fundjavë, katër vite pasi ai kurorëzoi lidhjen e tij me fejesë.

    7 maji (e shtunë) do të jetë data kur çifti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në një nga restorantet më luksoze të Prishtinës.

    Familjarë të hoxhë Shefqet Krasniqit bëjnë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net se kjo dasmë do të jetë ndryshe nga dasmat që zakonisht mbahen e organizohen.

    “Dasma do të jetë ndryshe, siç është me fe, ku gratë do të jenë në një restorant veçmas, dhe burrat në vend tjetër, duke qenë se nuk lejohet të jenë bashkë, por që dhëndri do ta shoqërojë nusen deri te salla ku janë mbledhur gratë”, thotë ky burim i afërt me familjen Krasniqi për Gazetën Online Reporteri.net.

    Por, nuk mjafton vetëm kjo, edhe shërbimi tek restoranti ku do jenë gratë e ftuara të kësaj dasme, do të kryhet po nga shërbyese gra.

    “Edhe personat që do u shërbejnë të ftuarave, do të jenë patjetër gra, pasi nuk lejohet ndryshe me fe“, shtoi tutje ky burim.

    Çmimi i menysë për dasma në restaurantin ku do të organizohet dasma nis nga 29 deri ne 45 euro.

    “Për dasma, menyja jonë fillon nga 29 në 45 euro“, tha njëri nga përgjegjësit e këtij restoranti.

    Por, a ndalohet me fe shpenzimi i tepërt për të tilla raste?

    Gazeta Online Reporteri.net gjatë ditës së sotme ka provuar të kontaktojë edhe vetë hoxhë Shefqet Krasniqin, për ta pyetur në lidhje me këtë traditë në islam, si dhe këto shpenzime, por i njëjti ka qenë i paqasshëm.

    Artikuj të ngjashëm

    “Ju mos merrni pjesë, s’është mirë hiç”, Shefqet Krasniqi i drejtohet në varrim gazetarëve…

    Shefqet Krasniqi e padit Nusret Pllanën për shpifje se “ligjeratat e tij i dërguan shqiptarët në Siri”

    “Ka me vdekë”- Shefqet Krasniqi shpreh dhimbje për Shkurte Fejzën që s’është fetare

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.