sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë ende të stigmatizuara nga shoqëria e familja

    05/07/2021 16:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë po vazhdojnë të stigmatizohen nga shoqëria kosovare. Kështu thotë Sebahate Pacolli-Krasniqi nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës. Ajo shprehet se këto gra ende nuk marrin mbështetjen e nevojshme nga shoqëria e familja.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim, Zoran Vukotiqin, për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht për dhunim seksual ndaj gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë.

    Këtë vendim e kanë pritur mirë të gjitha viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

    Sebahate Pacolli-Krasniqi nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, e ftuar në emisionin Frontal në T7, është shprehur e lumtur për dënimin me 10 vite burgim të Vukotiqit.

    Ajo është shprehur se ky vendim është shpresë se do të ketë drejtësi për viktimat.

    Ndërsa, Pacolli-Krasniqi ka folur edhe për pasojat që ka pasur dhuna seksuale të viktimat.

    Ajo ka thënë se ato vazhdojnë të stigmatizohen nga shoqëria kosovare, për këtë disa prej tyre edhe malltretohen nga burrat e tyre, si shohin fëmijët e tyre e martohen edhe me persona më të vjetër në moshë se ato.

    “Ka gra që malltretohen nga burrat, që si shohin fëmijët, e që janë martuar me persona më të vjetër në moshë se to. Këto janë pasojat. Gjëra të mira po ndodhin, por shoqëria jonë ende e ka të vështirë ti pranojë të gjitha gjëra. Ende ka stigmë”, ka theksuar ajo.

    Megjithatë, Pacolli-Krasniqi ka kërkuar nga viktimat e dhunës seksuale që të kërkojnë drejtësi.

    Ajo është shprehur se edhe për rastin e dënimit të Vukotiqit do t’i përdorin të gjitha rrugët ligjore që dënimi ndaj tij të rritet.

    Ndërsa, edhe Shyhrete Tahiri-Sylejmani, viktimë e dhunës seksuale në Kosovë, ka kërkuar nga viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që të mos heqin dorë së kërkuari drejtësi.

    Të Fundit

    Thirrjet “Kosova është Serbi” nuk mungojnë as në takimin Zvezda – Young Boys në Champions

    Arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë dhe Lipjan për fajde dhe detyrim

    Banorja serbe e Banjskës: Të dënohen fajtorët, Policia e Kosovës korrekte me ne

    Kryediplomatja gjermane nesër në Kosovë e Serbi për shkak të tensioneve të fundit

    Syla: Rasti i Kosovës është dështim për Brukselin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.