Kryeqyteti i Ukrainës Kiev, është duke u bombarduar me raketa pandërprerë, ndërkohë afro 500 tanke ruse ia kanë mësyrë nga drejtime të ndryshme.
Kështu ka bërë me dije Christo Grozev, gazetar hulumtues me në të një cicërime në twitter, ku edhe ka shpërndarë një video nga bombardimet e ashpra atje.
“Kievi tani. Granatimet e vazhdueshme me raketa. Dhe tre kolona tankesh – pothuajse 500 gjithsej – që i afrohen qytetit nga drejtime të ndryshme. Do të jetë ferr sonte”, ka shkruar gazetari Christo Grozev.
Kyiv now. Continuous rocket shelling. And three convoys of tanks – almost 500 in total – approaching the city from different directions. It will be hellish tonight. pic.twitter.com/pgkjvSnVT1
— Christo Grozev (@christogrozev) February 26, 2022