Fati i shumë shqiptarëve gjatë kohës së regjimit jugosllav ishte i njejtë, ku veprimtarët e kohës u torturuan, u përndjekën, e kishte prej atyre që u vranë për të ruajtur idealin e tyre.
Një familje e tillë, ishte edhe ajo e ish të burgosurit politik, Adem Grabovci, ku shumë gjenerata ngritën zërin kundër armikut, e që kështu vazhdoi deri në çlirimin e Kosovës.
“Fati im personal si i çdo të riut, ndërlidhet me fatin të vet popullit tonë. Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore ka robëruar gjysmën e shtetit shqiptar, shumë familjeve nuk iu është ndal dhuna, e represioni. Njëra nga to, është edhe familja ime që kemi pas fatin e tillë, agjallarët e mi e baba kanë qenë pjesëtar të luftës nacional-çlirimtare, njëri prej tyre është i dekoruar edhe me medalje për trimërinë e treguar gjatë luftës. Ia kanë kthy pushkën shumë herë armikut. Pas përfundmit të luftës, arrestohen ata, ku baba dhe mixha Demë lirohen, ndërsa mixha Bajram pushkatohet”, është shprehur Grabovci në emisionin “n’Demos”.
Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka rrëfyer se si xhaxhai i tij ishte gjetur i pushkatuar së bashku me gjyshin e Ibrahim Rugovës.
“Nana i ka përjetu më së shumti këto ngjarje, e ajo tregonte që kur ka shku baba me kërku në Lluga të Istogut, personat e ekzekutuar, thonë se aty e ka gjet të pushkatuar agjën të lidhur bashkë me babagjyshin e Ibrahim Rugovës, të lidhur dorë për dore. Pasi në atë burg ka qenë edhe babai e babagjyshin e Ibrahim Rugovës. Thonë se një natë përpara e kanë ekzekutu babën e Ibrahim Rugovës. Edhe sot kur i kam parasysh familjet e personave të zhdukur, ua kuptoj shumë atë ndjenjë”, është shprehur ai, shkruan GazetaDemos.
Intervista e plotë: