Një grabitje e armatosur ka nodhur rreth orës 19:00 në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Detajet rreth këtij rasti për Gazetën Demos i ka dhënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në objektin e PTK-së, në lagjen Bregu i diellit, në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nën kërcënimin e armës nga dy persona i dyshuar. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.”
GazetaDemos ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.