Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gorani: Shpërbërja e institucioneve të Kosovës ka qenë operacioni më i lehtë i Millosheviqit

    14/08/2024 22:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gazetari dhe ish-politikani Dukagjin Gorani, ka folur në emisionin “Rubikon” mbi heqjen e dhunshme të autonomisë së Kosovës brenda ish-Jugosllavisë në fund të viteve të 80-ta dhe shpërbërjen e institucioneve të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit.

    Ai tha se shpërbërja e institucioneve të Kosovës ishte operacioni më i lehtë i Milloshevqit, operacion për të cilin thotë se nuk pati rezistencë.

    “Shpërbërja e institucioneve të Kosovës ka qenë operacioni më i lehtë dhe më i pavërejtshëm i regjimit të Millosheviqit, ajo punë është bërë brenda një jave, pra shpërbërja e gjithçkaje që ishte rëndësishme, përfshirë televizionin, përfshirë gazetën dhe ajo u bë pa ndonjë rezistencë, nuk ka pasur rezistencë”, tha Gorani.

    Ndërkaq, duke folur për rezistencën e shqiptarëve ndaj atij regjimi, Gorani tha se kishte një naivitet shoqëror në idenë se me lehtësi mund të shkëputemi nga Jugosllavia, e të bëhemi pjesë e botës Perëndimore.

    “Ne kemi qenë shoqëri shumë e entuziazmuar me një bindje e cila ishte gjithë kontinentale sepse një pjesë e madhe e hemisferës lindore kalonte nëpër procesin e demokratizimit, rënia e murit të Berlinit dhe atë entuziazëm duhet ta shohim brenda kontekstit gati sentimental të asaj kohe, pra ideja që lehtësisht ne e kemi ndërmend të bëhemi pjesë e hemisferës perëndimore, përfundimisht dhe lehtësisht Jugosllavia shpërbëhet, ose përmes referendumeve të ndryshme dhe mirëkuptimeve të pashmangshme ndër republikane dhe ndër partiake në një mënyrë na shpëtojmë dhe gradualisht jemi në gjendje edhe të pavarësohemi”, tha Gorani.

    Artikuj të ngjashëm

    “SHEJTANI I MADH”, analiza e Dukagjin Goranit për krizen e re në Lindjen e Mesme

    Gorani me krahasim interesant për rolin e opozitës karshi Kurtit

    Gorani ia përqesh Byronë Kurtit: T’u dashtë me bë kinse një ligj të mirë, e ka bo një bërllog të madh

    Të Fundit

    Hisen Berisha me thirrje për Policinë: Mos lejoni trazira, mos u bëni pjesë e skenareve politike

    “Ganja” ironizon me Pacollin: Uroj që mos t’i kenë shkruar në grupin e biçikletave

    Vazhdon mosbindja civile në Serbi, dhjetëra persona të ndaluar

    Kryetari i OEK në Samitin e Shkupit: Sektori privat duhet të jetë partner qendror në zbatimin e tij

    Pacolli i reagon Gjykatës Themelore për urdhërarrest ose paraburgim: S’kam pranuar asnjë ftesë zyrtare

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.