Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Lushnjë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak për këtë aksident është bërë një gomar, ndërsa janë përfshirë edhe 4 automjete.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet si dhe një automjet zjarrfikës që po punon për të pastruar rrugën nga mbetjet e aksidentit.
Nuk raportohet për persona të plagosur. Nga përplasja ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale./oranews