Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi i njohur me nofkën, Gold Ag po bëhet baba për herë të dytë.
Ai zbuloi se bebi pritet të vijë në jetë në fund të muajit shtator.
Edhe këtë herë reperi dhe partnerja e tij presin një djalë. Në një intervistë për ‘Ftesë në pesë’ artisti zbuloi se djali i tyre një-vjeçar do bëhet vëlla i madh.
“Jemi në pritje të fëmijës së dytë i cili është prapë djalë. I dua edhe vajzat edhe djemtë. Në jetë kam patur nevojë për vëllezër dhe më vjen mirë që djali im do bëhet me vëlla. Shpresoj të bëhen edhe me vëllezër dhe motra të tjerë.” -tha ai.