Reperi i njohur Gold AG shfaqi qëndrimin e tij kritik ndaj shqiptarëve që dëgjojnë muzikë nga artistë serbë, veçanërisht këngëtaren Svetlana Raznatovic – Ceca.
Gjatë emisionit “Krejt N’debat”, ai u shpreh i zhgënjyer që shumë shqiptarë vazhdojnë ta dëgjojnë Cecën, të cilën e lidhi me figura të errëta të historisë së rajonit, duke përmendur edhe bashkëshortin e saj, Arkanin.
Gold AG tha se ka fshirë nga lista e miqve në Facebook disa persona që kanë pëlqyer faqen e Cecës ose kanë bërë “check in” në Graçanicë, duke theksuar se nuk mbështet këtë lloj ndikimi kulturor.
Qëndrimi i tij shkaktoi reagime të ndryshme në opinion dhe në rrjetet sociale, ku disa e mbështetën si një qëndrim të fuqishëm kombëtar.