Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, mendon se nënteksti i qëndrimeve politike të opozitës tregon se nuk është problem Serbia, por qasja e kryeministrit Albin Kurti në raport me Serbinë.
“Nuk po them qe po e mendojne, por si mesazh subliminal eshte shume i demshem. Mbase edhe do te kishte kuptim sikur qasja e ish-pushteteve do te sillte vec pak dicka me teper se sa nje histori te destruktivitetit te institucionalizuar serb te fasaduar si integrim institucional e shoqeror e qe irritueshem e perserite veten duke e rinxjerr dufin antishteteror ndaj Kosoves sa here qe lekunden ekulibrat e stabilizuar kriminale ne veri te Kosoves”, shkruan Gola në llogarinë e tij në Facebook.
Deputeti i VV-së thotë tutje se Kurtin duhet ta respektojmë edhe nëse nuk pajtohemi me të.
“Barra e perballjes me Serbine edhe ashtu eshte shume e madhe per t’ia ngarkuar Kryeministrit Kurti edhe politizimin opozitar te kesaj ceshtje ne dem te pozicionit dialogues te Kosoves. Edhe nese nuk pajtohemi me qasjen e Kryeministrit Kurti, te pakten duhet respektuar ate si nje tentative ndryshe prej qasjes qe kemi mbajtur si shtet prej pasluftes e tutje ne raport me Serbine dhe qe ka legjitimitet te fuqishem popullor si asnjehere me pare. E mos te flasim ketu per unitetin politik si nevoje jetike te Republikes”, përfundon deputeti i mazhorancës.