Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Dardani të Ferizajt.
Një veturë ka goditur një këmbësor, e e njëjta dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.
Këtë e ka bërë të ditur edhe policia.
“Një mashkull kosovar -këmbësor ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje e cika pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.