Ka ndodhur një aksident trafiku këtë të diele, rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Vetura ka goditur një këmbësor, ku si pasojë ka pësuar lëndime të mëdha.
Lajmin për Gazetën Demos, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj (Veternik), ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka konfirmuar ajo.