Një grua është goditur nga vetura ditën e së enjtes në Vushtrri.
Sipas raportit të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe mjekët kanë njoftuar se e njëjta ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
“Një femër kosovare ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga një mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar policia.