Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Goditet automjeti i blinduar nga një shpërthim në Gaza, vritet shtatë ushtarë izraelitë – FOTO

    25/06/2025 08:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shtatë ushtarë izraelitë u vranë gjatë luftimeve në pjesën jugore të Rripit të Gazës dje, pasi automjeti i blinduar në të cilin udhëtonin u godit nga një pajisje shpërthyese.

    Gjashtë nga ushtarët e vrarë janë identifikuar si:

    Lejt. Matan Shai Yashinovski, 21 vjeç, nga Kfar Yona.

    Nënoficer Ronel Ben-Moshe, 20 vjeç, nga Rehovot.

    Nënoficer Niv Radia, 20 vjeç, nga Elyakhin.

    Ushtar Ronen Shapiro, 19 vjeç, nga Mazkeret Batya.

    Ushtar Shahar Manoav, 21 vjeç, nga Ashkelon.

    Ushtar Maayan Baruch Pearlstein, 20 vjeç, nga Eshhar.

    Emri i ushtarit të shtatë pritet të bëhet i ditur në orët në vijim.

    Të gjithë ata shërbyen me batalionin e 605-të të inxhinierisë luftarake, raporton Reuter.

    Sipas një hetimi fillestar të IDF, një operativ i terrorit palestinez vendosi një bombë në automjetin e blinduar të tipit Puma, në të cilin ndodheshin ushtarët, ndërsa ata ishin duke udhëtuar në Khan Younis, raporton the times of israel.

    Shpërthimi shkaktoi një zjarr në automjetin e blinduar dhe përpjekjet për ta shuar atë dështuan. Të gjithë ushtarët brenda automjetit humbën jetën në zjarr. Rrënojat e automjetit të djegur u tërhoqën më vonë nga Gaza.

    Në një incident tjetër në zonën e Khan Younis, dy ushtarë të batalionit 605 u plagosën nga zjarri i një granate raketore (RPG), njëri prej tyre në gjendje të rëndë dhe tjetri më lehtë.

    Artikuj të ngjashëm

    Gjenerali iranian shfaqet në publik pas lajmeve për vdekjen e tij – VIDEO

    Erdogan takohet me Trumpin, këto janë temat që u diskutuan

    Mustafa: “Kosova B” kompet jashtë sistemit, blloku B1 ka rënë prej funksionit mbrëmë

    Të Fundit

    Gjenerali iranian shfaqet në publik pas lajmeve për vdekjen e tij – VIDEO

    Goditet automjeti i blinduar nga një shpërthim në Gaza, vritet shtatë ushtarë izraelitë – FOTO

    Erdogan takohet me Trumpin, këto janë temat që u diskutuan

    Mustafa: “Kosova B” kompet jashtë sistemit, blloku B1 ka rënë prej funksionit mbrëmë

    Pacolli: VV-ja i ka numrat për formimin e Qeverisë, por nuk i zbulojmë emrat

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.