Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Gjyqtarët në Hagë e pranojnë se është zgjatur gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së

    15/08/2024 18:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në tetor bëhen katër vjet që nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

    Kur kanë kaluar kaq shumë kohë prej arrestimit, Prokuroria e Specializuar e Hagës, ende nuk ka arritur as në gjysmën e dëshmitarëve që synon t’i ftojë për të dëshmuar.

    Pak ditë më parë, u bë hera e 16-të që trupi gjykues në Hagë ua vazhdoi paraburgimin Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Megjithatë, në vendimin e fundit pati një detaj interesant.

    Aty, gjyqtarët e Speciales me vendim, e pranojnë se Thaçi e Veseli kanë qëndruar për kohë të gjatë në paraburgim, e gjykimi gjithashtu rrezikon të zgjatet edhe më shumë. Andaj, në një fjali ata paralajmërojnë se në ndërkohë, do të vlerësojnë nëse paraburgimi është i nevojshëm dhe i arsyeshëm. Kjo duke marrë parasysh këto vonesa.

    “Megjithatë, Paneli thekson se z. Thaçi/Veseli tashmë ka qenë në paraburgim për një periudhë të konsiderueshme kohore dhe se gjykimi në këtë rast është i gjatë. Siç ka treguar më parë Paneli, kjo do të kërkojë që Paneli, si dhe të gjitha palët, të jenë veçanërisht të ndërgjegjshëm për nevojën për të siguruar që gjykimi të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Paneli do të vazhdojë të monitorojë në çdo fazë të këtyre procedurat nëse paraburgimi i vazhdueshëm është i nevojshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në vendim.

    Trupi gjykues ua ka vazhduar paraburgimin edhe Hashim Thaçit edhe Kadri Veselit. Kjo duke u bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Hagës.

    Arsyet mbeten të njëjta edhe pas 4 vjetësh. Rreziku i ndikimit në dëshmitarë, rreziku i dëmtimit të provave, dhe fuqia që kanë katërshja në skenën publike në Kosovë.

    Pavarësisht institimit të Prokurorisë, trupi gjykues ka konstatuar se më nuk ka rrezik të arratisjes për asnjërin prej krerëve të UÇK-së në rastin kryesorë.

    “Duke iu referuar gjetjeve të mëparshme të këtij Paneli, PSP-ja parashtron se: (i) rreziqet përkatëse mund të menaxhohen në mënyrë efektive vetëm në objektin e paraburgimit; 57 (ii) asnjë nga kushtet e propozuara, as ndonjë masë shtesë e parashikuar në nenin 41(12), nuk mund të zbuste mjaftueshëm rreziqet ekzistuese; 58 (iii) vetëm përmes kornizës së monitorimit të komunikimit të aplikueshëm në objektin e paraburgimit komunikimet e z. Thaçi mund të kufizohen në një mënyrë që do të zbuste mjaftueshëm rreziqet e pengimit dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme”, thuhet në vendim.

    “Lidhur me rreziqet e pengimit të progresit të procedurave të GjD-së dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme, Paneli konstaton se asnjë nga kushtet e propozuara më parë, as ndonjë masë shtesë e paraparë në nenin 41(12), nuk mund të zbuste mjaftueshëm rreziqet ekzistuese. Për më tepër, Paneli konstaton se masat e vendosura në objektin e paraburgimit, të konsideruara në tërësi, ofrojnë garanci të forta kundër vizitave dhe komunikimeve të pamonitoruara me anëtarët e familjes dhe vizitorët e aprovuar paraprakisht me qëllim të minimizimit të rreziqeve të pengimit dhe kryerjes së mëtejshme të krimeve”, specifikohet më tutje.

    Trupi gjykues ka bërë thirrje disa here te Prokuroria ta shpejtojë rastin, megjithatë ende nuk është marrë asnjë masë.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbrojtja pritet t’i thërrasë deri 25 dëshmitarë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Gucati: Shteti nuk ka bërë asgjë për neve, jemi të dëshpruar që nuk na vizitoi Kurti – Bislimi e Aliu e vizituan vetëm Rexhën

    Nis dëshmia e dëshmitarit 105 në Hagë: Një serb që pretendon se u rrëmbye nga pjesëtarët e UÇK-së

    Të Fundit

    Lista Serbe nis peticion kundër ndërtimit të dy urave mbi Ibër

    Haxhiu: Nëse ne pranojmë që të tjerët të na përcaktojnë emrin e kryetarit të Kuvendit, kjo bie ndesh me vullnetin e popullit

    Izmaku: S’ka takim të ri me LVV-në – mungesë totale e vullnetit politik të partive të mëdha për ta gjetur zgjidhjen

    Deklarohen nga Policia, dalin detaje rreth vdekjes së 27-vjeçarit pak kohë pasi u arrestua

    Ekskluzive: Pamje të rënda: Momenti kur arrestohet i riu në Lipjan, i cili pak kohë më pas vdiq

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.