Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjyqtari Bajraktari dje u zgjodh nënkryetar i Gjykatës, sot e liroi Pantiqin

    28/12/2022 13:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokurori special Afrim Shefkiu kërkoi zbutjen e masës së sigurisë ndaj ish-policit Dejan Pantiq dhe kjo u aprovua me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake Mentor Bajraktari. Ky i fundit të martën u zgjodh nënkryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës.

    Të dy e habitën kryeministrin Kurti se si një i dyshuar për terrorizëm mund të lihet në arrest shtëpiak.

    Ish-zyrtari policor serb, Dejan Pantiq, është arrestuar më 10 dhjetor në pikëkalimin kufitar në Jarinjë në veri të Kosovës. Por, Pantiq nuk e vuajti paraburgimin në burg, ai gjatë gjithë kohës qëndroi në veri dhe për shkak të tij u ngritën mbi 10-të barrikada atje. Përkundër tensionve që shkaktoi, Pantiqit sot iu zbutë masa e sigurisë.

    Në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, theksohet se Pantiqit iu zëvendësua paraburgimi me arrest shtëpiak deri më datën 9 janar 2023.Me këtë vendim, urdhërohet Policia e Kosovës që ta marrin Pantiqin nga Jarinja dhe ta dërgojnë në shtëpinë e tij.

    Por, kryeministri i vendit Albin Kurti u shpreh i habitur me vendimin e gjykatës për Pantiqin.

    “Mirëpo kur kemi akuzë për terrorizëm të dërgohesh në arrest shtëpiak.. , unë jam shumë kureshtar ta marr vesh se cili është ai prokuror që kërkon arrest shtëpiak e cili është  ai gjyqtar  i procedurës paraprake që e aprovon”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

    Propozimi i prokurorit të shtetit Afrim Shefkiu për zbutjen e masës së sigurisë për ish-policin Pantiq u bë me arsyetimin se janë duke u zhvilluar hetimet ndaj të pandehurit.

    Tutje, si arsyetim u përmend edhe gjendja shëndetësore e Pantiqit dhe nevoja për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore.

    Ky propozim është aprovuar nga gjyqtari i procedurës paraprake Mentor Bajraktari, duke u vlerësuar si i bazuar.

    Bajraktari ka “vlerësuar se edhe me masën e arrestit shtëpiak do të sigurohet prezenca e të pandehurit në procedurë dhe nuk do të dëmtohet zbatimi me sukses dhe i rregullt i procedurës penale. Prandaj zëvendësimi i masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak është i arsyeshëm sepse edhe me këtë masë do të arrihet që të sigurohet prezenca e të pandehurit në procedurë”.

    Serbët kishin vendosur kusht lirimin e Pantiq për heqjen e barrikadave dhe nuk dihet nëse lënia e tij në arrest shtëpiak ua plotëson apetitet për heqjen e barrikadave.

    Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se kriminelët po e sfidojnë ligjin në veri dhe po synojnë destabilizimin e rajonit dhe cenimin e integritetit territorial të Kosovës, të shtyrë nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

    Artikuj të ngjashëm

    Pantiq e të tjerët deklarohen të pafajshëm për sulmin terrorist në zyrat e KKZ-së në Mitrovicë të Veriut

    Dejan Pantiqi lirohet nga arresti shtëpiak me 30 mijë euro dorëzani

    Petkoviq: Pantiqit i është hequr masa e arrestit shtëpiak, do të mbrohet në liri

    Të Fundit

    Nëna e Ledrit flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Sara

    Rafuna: Asnjë fabrikë të dielën nuk punon, çmimi i energjisë arrin në 64.3 euro për megavat

    Këta janë çifti që u aksidentuan sot në rrugën Drenas-Skenderaj, 24-vjeçarja vdiq në QKUK

    E dhimbshme: Kjo është 24-vjeçarja e cila vdiq pas vetaksidentit në Drenas, i fejuari i saj në gjendje të rëndë

    Plagoset me armë zjarri një 15-vjeçar në Tiranë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.