Magazina

Gjyqi ndaj Thaçit, reagon edhe reperi Noizy

Reperi Noizy përmes një postimi në rrjetin social ”Instagram”, ka shprehur mbështetjen e tij për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Ai ka ripostuar videon të cilën e ka ndarë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në atë video shihet dëshmitar James Rubin, duke dëshmuar me shqetësim se pavarësisht që është vetëm i akuzuar dhe vetofroi të paraqitej në gjykatë, ish-presidenti Hashim Thaçi po mbahet i burgosur për pesë vite për shkak të ndërhyrjes së politikës në sundim të ligjit.

Duket se edhe Noizy ka mendimin e njejtë me kryeministrin Rama, i cili ka thënë se ky procesë gjyqësor është shtangës dhe ka njollosur drejtësisë ndërkombëtare.

Back to top button