Para disa ditësh u bë virale një video ku një familje u bë me djalë dhe me surle e tupana shkuan ta merrnin në spital, transmeton Demos.
Naim Ahmeti baba i fëmijës i emocionuar për këtë gëzim të madh, ka shprehur lumturinë e tij duke thënë se djali ka gëzuar jo vetëm prindërit, por edhe motrat, hallat dhe gjithë familjen.
“Djali jem ky është ma i miri, na ka gëzu shpijen, i ka gëzu motrat e veta, hallat. Shpirt i jem, e duam shumë. U bëftë plak edhe ky,” është shprehur Ahmeti.
Ai ka theksuar se ndjenja ishte e papërshkrueshme dhe se, sipas traditës shqiptare, një djalë në familje e kompleton shtëpinë.
“Ne shqiptarët e kemi zakon që pa një djalë shtëpia nuk na mushet. Djali e zë vendin e vet, edhe motrat kanë ku të vijnë te vëllai i tyre. Por, ne i kemi edhe pesë vajza, sikur me i pas pesë yje të shtëpisë,” ka thënë ai.
Gëzimi për ardhjen në jetë të djalit ka qenë i madh jo vetëm për prindërit, por edhe për të gjithë ata që kanë marrë vesh lajmin, veçanërisht për motrat e vogëlushit të porsalindur.
Intervista e plotë;