Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve – pranohen edhe dy viktima

    11/07/2024 18:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Speciale ka marrë vendim që në rastin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit të pranohen edhe dy viktima pjesëmarrëse në këtë proces.

    Ky vendim është marrë më 10 korrik dhe se ato do t’i shtohen grupit 1 të viktimave pjesëmarrëse, numri i të cilave ishte 152.

    “Më 10 korrik 2024, trupi gjykues II nxori vendimin më të fundit mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Dy parashtrues të tjerë kërkesash u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor, të cilët do t’i shtohen grupit ekzistues të viktimave në këtë çështje (grupi 1 i cili numëronte 152 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohen nga i njëjti mbrojtës viktimash”, thuhet në njoftim.

    DhSK njofton se afati për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje si viktima në proces ka skaduar, mirëpo është vendosur kësisoj për shkak se ekzistojnë arsye të vlefshme.

    “Në vendimin e tij, trupi gjykues theksoi se afati për paraqitjen e kërkesave për pranimin e viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje ka skaduar më 15 shkurt 2023, por meqenëse ekziston një arsye e vlefshme, ka vendosur t’i pranojë këto kërkesa edhe pse ato ishin dorëzuar pas afatit të paraparë”, thuhet tutje.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbrojtja pritet t’i thërrasë deri 25 dëshmitarë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Gucati: Shteti nuk ka bërë asgjë për neve, jemi të dëshpruar që nuk na vizitoi Kurti – Bislimi e Aliu e vizituan vetëm Rexhën

    Nis dëshmia e dëshmitarit 105 në Hagë: Një serb që pretendon se u rrëmbye nga pjesëtarët e UÇK-së

    Të Fundit

    Vdekja e 27 vjeçarit në Lipjan, raportohet se IPK ka suspenduar pesë policë

    Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete

    KQZ: Ndërrimi i Qendrës së Votimit, i hapur deri në fund të gushtit

    “Është e papranushme dhųna nga shteti”, flet vëllai i Agon Zejnullahut që vdìq pas arręstimit në Lipjan

    Sot i jepet lamtumira e fundit 27 vjeçarit që vdiq në Lipjan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.