Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mocioni do të dorëzohet deri më 12 qershor

    03/06/2025 20:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pranimi i provave të reja në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte, ka shtyrë edhe dorëzimin e mocionit të mbrojtjes për këto akuza.Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit kishin planifikuar që këtë të hënë të dorëzonin mocionin për rrëzim të akuzave.

    Siç ka konfirmuar për Dukagjinin, avokati mbrojtës i Thaçit, Luka Mishetiq mocioni do të dorëzohet deri më datën 12 qershor.Kryetari i trupit gjykues, ka vendosur për pranimin si provë disa raporte ndërkombëtare, e prova që ndërlidhen me viktimat që janë të përfshirë në aktakuzë.

    Këto prova sipas prokurorisë, përforcojnë provat për keqtrajtimin dhe torturat ndaj të ndaluarve, derisa mbrojtja e të akuzuarve i kishte kundërshtuar të njëjtat.Ndërkohë që sipas avokatit të akredituar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj këto çështje nuk mund të ndikojnë në zgjatjen edhe më tutje të procesit gjyqësor.

    “Po besoj që gjykata vendimi të kryhet para muajit qershor dhe eventualisht me fillu në korrik sepse në gusht janë pushimet, dhe të fillojë me dëgjim të dëshmitarëve të mbrojtësit të viktimave, e mbrojtësit të akuzuarve por mundet mos me ndodh kjo dhe me fillu pas pushimeve, dhe pak a shumë janë brenda afateve dhe parashikimeve kur ka bërë para dy viteve..”, deklaroi Taulant Hodaj.Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar me paraqitjen e provave për këtë çështje gjyqësore më 15 prill të këtij viti. Pas kësaj ishte kërkuar ndryshimi i masës së sigurisë, ndaj të akuzuarve e që sipas avokatit Hodaj kanë ndikuar disa faktorë që mos të ndodhë kjo.


    “Mund të ketë ndikime sidomos te këta që janë në paraburgim, sepse proceduralisht prokuroria mundet me shfrytëzu që nuk ka siguri të mjaftueshme psh policia ska mundur me i ndal protestuesit e lërë me të i sigurojë të akuzuarit, kjo proceduralisht mund të ndikojë për ndryshimin e një mase të sigurisë.” , përfundoi Hodaj. Në vizitë në Kosovë, më pas erdhi edhe kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova por e cila anuloi një takim të planifikuar me mediat, për shkak të protestës së veteranëve të UÇK-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Qerkini: Trajtimi i të akuzuarve në Hagë nuk është i duhur

    I njihet statusi i viktimës edhe një personi në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Raportohet se ish- krerët e UÇK’së në Hagë kanë refuzuar vizitën e Avokatit të Popullit të Gjykatës Speciale

    Të Fundit

    Këtu mund ta ndiqni LIVE ndeshjen Kosovë-Armeni

    Këshilltari i Kurtit akuzon rëndë LDK-në: Nuk po arrijnë ata me kuptu që i kanë humb zgjedhjet

    Ish-zyrtari i DASH-it, për dialogun Kosovë-Serbi: Përcaktojeni vet, çfarë lloj të ardhmeje dëshironi

    Lekaj mohon votimin nga AAK-ja për Limajn si kryeparlamentar

    Ambasadorja izraelite uron kosovarët për festën e Kurban Bajramit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.