Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjykata Themelore shtyn gjykimin ndaj të akuzuarit që plagosi me thikë xhaxhain

    17/03/2023 15:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në mungesë të mbrojtësit të të akuzuarit D.M, avokatit Florent Latifaj është shtyrë seanca e paraparë për të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Në lidhje me mungesën e avokatit Latifaj, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Alltëne Murseli tha se i njëjti ka njoftuar gjykatën dhe ka kërkuar që të shtyhet seanca pasi që në të njëjtën kohë ka një seancë tjetër në këtë gjykatë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Në këto rrethana seanca u shty, ndërsa e radhës pritet të mbahet më 19 maj të këtij viti.

    Ndryshe, për të akuzuarin D.M ishte veçuar procedura, kurse ndaj të akuzuarve Xh.M dhe D.M është shpallur aktgjykimi pas marrëveshjes për pranimin e fajësisë me prokurorinë.

    Xh.M dhe D.M me 24 maj 2021, janë shpallur fajtorë për veprën penale të sulmit ndaj A. M., dhe të njëjtit janë dënuar me burgim prej gjashtë muajsh, secili veç e veç.

    Por, ky dënim me pëlqimin e tyre ishte zëvendësuar me dënim me gjobë në lartësi prej 3,500 euro gjobë për secilin nga ta.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur me 5 maj 2021 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, D. M. po akuzohet se derisa ishte duke u zhvilluar sulmi nga dy të akuzuarit tjerë Xh.M. dhe D. M., me dashje që ta privojë nga jeta xhaxhain e tij e ka sulmuar A. M. nga mbrapa me thikë, me të cilën dy herë e kishte goditur në pjesën e barkut dhe gjoksit.

    Me këto veprime, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 par 1, pika 1.3 lidhur me nenin 28 si dhe veprën penale “ Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par 1 të KPRK-së./Demos/

    Artikuj të ngjashëm

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Pamje nga grᶏbítjᶏ në një barnatore në Pejë, hᶏjdutí i merr paratë dhe sulɱoɳ punëtoren

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.