Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjykata Themelore ia cakton 1 muaj paraburgim të dyshuarit që ia shpërtheu veturën UD. drejtorit të QKUK-së

    10/05/2025 19:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore dhe ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurin B.K., për një periudhë prej një muaji, duke e akuzuar atë për dyshimin e kryerjes së veprave penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Zjarrvënia” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

    Ky vendim vjen pas hetimeve lidhur me shpërthimin e veturës së Osman Hajdarit, drejtor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ngjarje e cila ndodhi në një zonë të frekuentuar të Prishtinës.

    Gazeta Sinjali ka mësuar se i dyshuari është Bajram Kiçmari.

    Pas shqyrtimit të kërkesës, gjyqtari i procedurës paraprake arriti në përfundimin se ekzistojnë prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimin se B.K. është autor i veprës penale dhe, duke pasur parasysh natyrën e krimit, caktimi i masës së paraburgimit është i nevojshëm për të garantuar zhvillimin e procedurës penale.

    “Gjykata konstatoj se në këtë fazë të procedurës ekzistojnë rrethana që tregojnë se ekziston rreziku i ikjes së tij, ku përdorimi i eksplozivit në një zonë me qarkullim të madh të njerëzve, përbën rrezik të lartë për jetën e njerëzve dhe sigurinë publike, mund të nxitet motivi tek i pandehuri për tu arratisur nëse lihet në liri”.

    “Gjykata vlerësoj se nga natyra dhe mënyra e kryerjes së veprave penale, rezulton se i pandehuri B.K. ka vepruar në mënyrë të planifikuar, të qëllimshme dhe me motiv financiar, gjë që e bënë të dukshëm rrezikun e përsëritjes së veprave penale. Veprime të tilla, të vënies së eksplozivit në veturën e personit tjetër, në zona me qarkullim të dendur të njerëzve, pa motive personale vetëm me motive të pagesës, e bëjnë të pandehurin B.K. potencialisht të rrezikshëm për sigurinë e përgjithshme dhe për përsëritjen e këtyre veprave penale apo veprave penale më të rënda, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme, për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

    Artikuj të ngjashëm

    “Gabim, e papranueshme” – Haxhiu kritikon zv.ministrin Vokrri për deklaratën kundër BE-së

    Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

    “Kanë tendencë për ta pamundësuar qeverinë Kurti 3”- Haxhiu fajëson PDK dhe LDK për bllokadën në Kuvend

    Të Fundit

    “Gabim, e papranueshme” – Haxhiu kritikon zv.ministrin Vokrri për deklaratën kundër BE-së

    Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

    “Kanë tendencë për ta pamundësuar qeverinë Kurti 3”- Haxhiu fajëson PDK dhe LDK për bllokadën në Kuvend

    Rama: Shqipëria me ritëm tejet të lartë për anëtarësim në BE

    Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.