sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • InfoZë
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjykata Supreme në Shkup shqyrton ankesën për rastin e Kumanovës

    07/07/2021 12:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut nisi të mërkurën seancën publike lidhur me ankesën e palës mbrojtëse ndaj gjykimit të 33 personave për rastin e Kumanovës.

    Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, në Kumanovë kishte ndodhur një përleshje e armatosur mes forcave maqedonase të sigurimit dhe një grupi që prezantohej si ish-Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

    Gjatë luftimeve që zgjatën dy ditë, ishin vrarë tetë pjesëtarë të policisë dhe dhjetë anëtarë të grupit të armatosur, që ishte pozicionuar në Lagjen e Trimave në këtë qytet, për t’u tërhequr autoriteteve vëmendjen për, siç është thënë, shkeljen e të drejtave të shqiptarëve.

    Për veprën penale “terrorizëm”, Gjykata Penale e Shkupit, më 2 nëntor të vitit 2017, shtatë persona të grupit i dënoi me burg të përjetshëm, 13 u dënuan me nga 40 vjet burg, gjashtë me nga 20, një me 18, dy me nga 14, dy të tjerë me nga 13 dhe dy me nga 12 vjet burg.

    Shumica e grupit të gjykuar janë shtetas të Kosovës.

    Në korrik të vitit 2019, vendimi u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit.

    Pala mbrojtëse tani kërkon përsëritjen e gjykimit, për shkak të, siç thotë, shkeljes së procedurës së gjykimit dhe mosrespektimit të kërkesës për paraqitjen e më shumë dëshmitarëve, përfshirë drejtuesit e lartë të policisë sekrete, të cilët, sipas palës mbrojtëse, kanë inskenuar gjithë rastin.

    Pala mbrojtëse ka kërkuar edhe hetim ndërkombëtar të rastit, pasi pretendon se gjykimi i grupit të armatosur është i motivuar politikisht dhe me prapavijë etnike.

    Në vitin 2019, pas zgjedhjes president i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka premtuar një rishqyrtim të ngjarjeve të Kumanovës.

    Në këtë kuadër, Agjencia e Inteligjencës Shtetërore ka bërë të ditur se posedon informata se pas incidentit, mund të ketë pasur motive politike dhe financiare, por detaje të tjera nuk janë dhënë, për të mos dëmtuar, siç është thënë, procesin e hetimeve.

    Artikuj të ngjashëm

    Supremja i jep të drejtë Qëndron Kastratit për mbylljen e shkollave që i hapi Kadri Rahimaj

    Kush duhet të flasë për rastin Kumanova? Rrëfehet Ali Ahmeti

    Baraliu nga burgu: Nga këtu do të dal horizontalisht, por nuk mërzitem çka thonë popujt që rrethojnë trojet tona

    Të Fundit

    Kamberi thotë se Lugina e Preshevës është në agjendën e Kurtit për përfshirje në dialog

    Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet

    Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë million euro për dëmet

    Vdes veprimtari i çështjes kombëtare, Dan Gashi

    Vërshimet i lënë nxënësit jashtë klasës së tyre në Skenderaj

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • InfoZë
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.