Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjykata refuzon paraburgimin e zyrtarëve të “Ambientit”, të dyshuar për korrupsion

    20/03/2023 14:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Themelore në Pejë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kompanisë “Ambienti”, të cilët ishin arrestuar ditë më parë nën dyshimin për korrupsion dhe vepra tjera penale.

    “Gjykata Themelore në Pejë, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.M, për shkak të dyshimit për veprat penale deklarimi i rremë nën betim, legalizimi i përmbajtjes së rreme dhe keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe ndaj të pandehurve SH.G, F.A dhe I.B, për shkak të dyshimit për vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe kërkesën për caktim të masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve N.A, D.B dhe A.J, për shkak të dyshimit për vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftimin për media.

    Gjykata, ndaj të pandehurve A.M, SH.G dhe F.A, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh ndërsa, ndaj të pandehurve I.B, N.A, D.B dhe A.J, ka caktuar masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, meqë ka gjetur se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen dhe se është e bindur se me masat e caktuara mund të arrihet qëllimi i shmangies së rrezikut të asgjësimit, ndryshimit të provave, ndikimit në dëshmitarë si dhe mund të pengohet rreziku i përsëritjes së veprave penale.

    Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

    Artikuj të ngjashëm

    Si i bëri për spital disa serbë Mr Bee me shokun e tij, tregon vet ai

    Gjykata merr një vendim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj gjinekologut Afrim Veliu

    Dhunimi i 11 vjeçares, edhe dy muaj paraburgim ndaj katër të dyshuarve

    Të Fundit

    Pak ditë para ndeshjes me Serbinë, FSHF del me njoftim

    ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

    Haxhiu vushtrrias vdes në Qabenë e bekuar, do varroset atje

    Vritet një 57 vjeçar në oborrin e shtëpisë në Lezhë, tre vite më parë i ekzekutuan vëllan

    Muharremi: Qeveria po dëmton ekonominë dhe po përkeqëson situatën e energjetikës në Kosovë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.