Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri duke rrëzuar kërkesën e avokatëve të cilët kërkuan masë më të lehtë sigurie.
Sipas avokatëve, kjo e drejtë i mohohet Belerit nëse ai nuk lirohet deri në mesin e muajit shtator kur ai humb mandatin.
Fredi Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave dy itë para zgjedhjeve të 14 majit ku rezultoi fitues.
Arrestimi i Belerit ka nxitur tensione mes Greqisë dhe Shqipërisë, duke bërë që qeveria kryeministri grek të mos e ftojë kryeministrin shqiptar Edi Rama në takimin e sotëm mes liderëve të rajonit.