Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Gjykata Komerciale konfirmon se ka marr vendim edhe për dy padi të tjera kundër ZRrE-së

    25/06/2025 14:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Gjykata Komerciale thotë se ka në shqyrtim 10 padi të ushtruara kundër ZRrE-së, për çështjen e tregut të hapur energjetik.

    Kjo gjykatë bëri të ditur se aktualisht ka marr vendim për 4 prej tyre por që nuk e bëri të ditur se çfarë ka vendosur.

    “Gjykata Komerciale e Kosovës, përkatësisht Departamenti për Çështje Administrative, ka të evidentuara dhjetë (10) lëndë të kësaj natyre. Gjykata deri në këto momente ka vendosur në katër (4) raste, megjithatë nuk mund të konfirmojmë për media mënyrën e vendosjes, deri në pranimin e dëshmisë / flete kthesës për pranimin e vendimeve nga ana e palëve në procedurë.”, tha gjykata për rtv21.

    Në anën tjetër, Oda Ekonomike e Kosovës bëri të ditur se janë edhe qindra biznese të cilat po përpilojnë paditë e tyre kundër ZRrE-së.

    Kryetari i Odës, Lulzim Rafuna tha se Oda Ekonomike e Kosovës, në pamundësi ligjore për të ngritur padi në emër të të gjitha bizneseve është duke iu ndihmuar atyre në ngritje të padive individuale. Rafuna, iu bëri thirrje 1300 bizneseve që sa më parë të ndërmarrin hapat ligjor në kundërshtim të tregut të hapur energjetik. Ndërkohë, Rafuna tha se paralajmërimi i ZRrE-së, se do t’i ankimojë vendimet e Gjykatës Komerciale ishte inatçor.

    “Vendimi i gjykatës në rastin e një kompanie individuale nga ZRrE-ja, ish dashtë të përdorët si precedan, si analogji për të gjithë të tjerët sepse nuk ka logjikë për një biznes me vendim të Gjykatës të pezullohet tregu i hapur ndërsa për tjetrin pa vendim jo, dhe veprimi i djeshëm i ZRrE-së, ishte inatçor dhe jo profesional sepse kjo nuk është çështje personale. Sot sërish iu kemi drejtu kryeministrit që të ulet me ZRRE-në dhe ta pezullojnë këtë vendim sepse ne kemi edhe një sfidë të re siç është edhe lufta Izrael-Iran pas të cilës veç nisi shtrenjtimi i naftës dhe po ashtu pritet të ketë edhe rritje të çmimit të energjisë elektrike. Ndërsa dalja e dhunshme në treg të hapur për bizneset do të jetë situatë e papërballueshme”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Erdogan: Derisa KFOR-i turk ndodhet në veri, s’do të ketë ndonjë problem

    Kurti takon Mathisen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

    “Burri është ushtar”, Trump preket nga gazetarja ukrainase, premton sisteme patriot

    Të Fundit

    Erdogan: Derisa KFOR-i turk ndodhet në veri, s’do të ketë ndonjë problem

    Kurti takon Mathisen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

    “Burri është ushtar”, Trump preket nga gazetarja ukrainase, premton sisteme patriot

    Zelensky pas takimit me Trumpin: Putini sigurisht se s’po fiton

    Çeku pyetet se a e ka përkrahjen e Bajqinovcit për kryetar: Kandidatura është strategji e partisë për fitore

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.