Lajme
Gjykata i caktoi ‘detyrim paraqitje’, bashkëshortja e Veliajt paraqitet në SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Xoxa është marrë zyrtarisht e pandehur së bashku me bashkëshortin e saj, Erion Veliaj, ndaj të cilit rëndojnë disa akuza të rënda si korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje të sendeve të paligjshme.
SPAK dyshon se çifti Veliaj-Xoxa është i përfshirë në një skemë të gjerë dhe të strukturuar të pastrimit të parave.
Nga ana e tij, Veliaj i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke i quajtur politike dhe të pabazuara.