Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjykata e Lartë i jep fuqi të jashtëzakonshme Trumpit

    27/06/2025 17:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka dhënë një vendim të rëndësishëm që favorizon administratën e presidentit Donald Trump, duke nënvizuar se gjykatat më të ulëta ndoshta kanë tejkaluar autoritetin e tyre kur kanë lëshuar vendime ndalimi në mbarë vendin.

    Kjo ka kufizuar mundësinë e sistemit gjyqësor për të kontrolluar veprimet e pushtetit ekzekutiv.

    Vendimi i Gjykatës së Lartë, i shpallur të premten, ka ardhur si përgjigje ndaj urdhrave të pezullimit të lëshuara nga gjykatat federale në Washington, Maryland dhe Massachusetts. Këto gjykata kishin bllokuar përpjekjet e administratës Trump për të kufizuar të drejtën e shtetësisë për fëmijët e emigrantëve të paligjshëm.

    “Vendimet ndaluese me efekt të përgjithshëm ndoshta e tejkalojnë autoritetin e dhënë nga Kongresi për gjykatat federale. Gjykata pranon kërkesën e Qeverisë për pezullim të pjesshëm të këtyre vendimeve,” tha shumica e Gjykatës së Lartë.

    Sipas Kushtetutës së SHBA-së, çdo fëmijë që lind në territorin e Shteteve të Bashkuara ka të drejtën e shtetësisë, pavarësisht nga statusi ligjor i prindërve të tij. Megjithatë, administrata Trump ka pretenduar se shtetësinë amerikane mund ta marrin vetëm ata që janë legalisht në vend, duke përjashtuar emigrantët e paligjshëm dhe ata me qëndrim të përkohshëm.

    “Ky vendim vlen vetëm në atë masë sa që ndalesat janë më të gjera sesa nevoja,” theksoi Gjykata, duke sugjeruar se ndalesat mund të vazhdojnë të zbatohen vetëm për paditësit konkretë të këtyre rasteve.

    Vendimi ka ndarë edhe një herë Gjykatën e Lartë sipas vijave partiake. Gjyqtarët konservatorë kanë përbërë shumicën, me gjashtë vota pro, ndërsa tre gjyqtarët liberalë kanë dhënë mendim kundërshtues. Amy Coney Barrett, gjyqtarja më e re e emëruar nga Trump, ka hartuar vendimin e shumicës.

    Artikuj të ngjashëm

    “Çdo informacion i vlefshëm”, Ambasada e Kosovës në Gjermani publikon thirrjen për zhdukjen e 13-vjeçares 

    Çfarë ndryshon në Zvicër nga 1 korriku?

    Koci: E ka blloku Kuvendin, e Albin Kurtit po i bie në mend me shku në Operë në Drenicë 

    Të Fundit

    “Çdo informacion i vlefshëm”, Ambasada e Kosovës në Gjermani publikon thirrjen për zhdukjen e 13-vjeçares 

    Çfarë ndryshon në Zvicër nga 1 korriku?

    Koci: E ka blloku Kuvendin, e Albin Kurtit po i bie në mend me shku në Operë në Drenicë 

    ​Protesta në Beograd, Aleksandar Ivanoviq: Njerëzit janë të vendosur ta luftojnë regjimin mafioz deri në fund

    Bie aksidentalisht nga ballkoni i banesës një katërvjeçare në Lezhë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.