Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Gjumi cilësor është çelësi i shëndetit, ja si ta përmirësoni atë

    13/02/2025 17:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pavarësisht nga të gjitha vendimet tona të tjera pwr kwtw vit si dhe nga synimet tona profesionale, ne nuk mund të arrijmë asnjë prej tyre pa gjumë cilësor.

    “Unë gjithmonë e krahasoj gjumin me themelin e një shtëpie, jo vetëm me një mur. Shëndeti ynë fizik dhe mendor, performanca dhe aftësia për të përballuar stresin varen nga gjumi”, shpjegon Kat Lederle, një specialiste e gjumit dhe ritmit cirkadian. “Mund të keni dietën më të mirë në botë, por nëse cilësia e gjumit është e dobët, trupi juaj do ta ketë të vështirë të përdorë ushqimin siç duhet”.

    Si të përmirësoni gjumin?

    Të gjithë kanë një dritare gjumi personale, ose kohën dhe kohëzgjatjen optimale të gjumit. Gjeni atë që funksionon për ju dhe rregulloni ritmin tuaj. Perfeksioni nuk ekziston, sidomos kur bëhet fjalë për gjumin. Është normale të zgjohesh gjatë natës, dhe ndonjëherë tetë orë gjumë i pandërprerë nuk është i mundur.

    Lederle këshillon që të përqendroheni në rregullimet që janë nën kontrollin tuaj: “Mendoni nëse shkoni në shtrat shumë herët apo shumë vonë. A i kaloni mbrëmjet duke parë shfaqje televizive ose media sociale? Mendja e mbingarkuar, stresi ose angazhimet e punës gjithashtu mund të luajnë një rol.”

    Gjumi cilësor nuk varet vetëm nga rutina juaj e mbrëmjes. “Përgatitja për gjumë fillon sapo zgjoheni”, thotë Lederle, shkruan Index.hr.

    Relaksimi në mbrëmje dhe pushimet e vogla ditore ndihmojnë mendjen dhe trupin të kuptojnë se pushimi lejohet, pa zgjidhje të vazhdueshme problemesh. “Njerëzit janë organizma biologjikë, jo makina apo kompjuterë ku mund të futni një program të ri dhe të prisni rezultate perfekte”, thotë Lederle. Merrni hapa të vegjël sepse ato janë më të lehta për t’u adoptuar dhe mbajtur sesa ndryshime të mëdha.

    Pak nga pak, duke ndryshuar zakonet e këqija, ne mund të përmirësojmë gjumin tonë dhe të përmirësojmë shëndetin tonë mendor dhe fizik.

    Artikuj të ngjashëm

    Sa gjumë nevojitet gjatë fundjavës për ta pushuar trupin?

    Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës? Pesë shkaqet më të zakonshme të rraskapitjes

    Cili pozicion gjumi është më i mirë? E shjegon specialisti i gjumit

    Të Fundit

    Kurti këmbëngul për votimin e fshehtë: O fiton Albulena, o ne e sjellim një emër tjetër

    Kryediplomati gjerman në Kiev: Putini po përpiqet të nënshtrojë Ukrainën

    “Operacionalja 51”: Policia shqiptare kap pjesëtarin e organizatës kriminale në Itali

    Aksidenti ku vdiq 26-vjeçarja në Pejë, polici i akuzuar: Më mirë të isha unë në vend të saj

    Gjykata Themelore hedh poshtë aktakuzën ndaj Klodian Allajbeut, Ekrem Llukës dhe të tjerëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.